Arbjan Mazniku, Albana Koçiu, Igli Hasani, Ogerta Manastirliu dhe Anila Denaj jane ministrat e rinj te qevrise Rama 3 te cilet jane betuar sot në Presidencë nga kreu i shtetit, Bajram Begaj.
Arbjan Mazniku i propozuar si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor mori 73 vota pro, 35 kundër dhe asnjë abstenim.
Albana Koçiu, e propozuar në pozicionin e Ministres së Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale mori 73 vota pro, 1 abstenim dhe 32 kundër.
Igli Hasani, i propozuar nga Rama për pozicionin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme siguroi në Kuvend 74 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim.
Ogerta Manastirliu, e propozuar në pozicionin e Ministres së Arsimit dhe Sportit mori 72 vota pro, 35 kundër dhe një abstenim.
Nga ana tjetër, Anila Denaj, e propozuar në pozicionin e Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit siguroi 73 vota pro, 27 kundër dhe asnjë abstenim.
Kujtojmë se propozimi i ministrave të rinj është bërë disa ditë më parë nga kryeministri.
Shume opinioniste I quajten levizjet ne qeveri sit e sfarcuara pasi nje pjese e ish ministrave jane ne dyert e Spak. A pritet nje ere e re nga ministrat e rinj?