Shtatori erdhi! Dhe ne filluam aty ku e lamë!
Sot denoncuam në SPAK abuzimet me fondet IPARD që BE i jep Shqipërisë për të ndihmuar bujqit shqiptar, por që sipas fakteve, në shumë raste ato kanë shkuar në xhepat e njerëzve pranë pushtetit. Ishte një punë 2 mujore e cila u konkludua sot me dorëzimin në SPAK të padisë ndaj ish-Ministres së Bujqësisë, njëkohësisht ish-Drejtoresha e AZHBR dhe gjithë zinxhirit drejtues.
Ky ishte një denoncim i parë, i cili do të ndiqet në të ardhmen nga disa denoncime të tjera, në drejtim të funksionarëve të lartë publikë në pushtetin qëndror dhe lokal, për të cilat jemi duke punuar një grup ekspertësh të atashuar pranë Nisma Thurje,sqaroi eksperti i ekonomise Pano Soko.