Shkencëtari britanik Ian Wilmut, i njohur ndryshe si “babai” i klonomit ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare.

Ai bashkë me ekipin klonuan për herë të parë në histori një gjitar, delen Dolly.

Dolly ishte gjitari i parë që u klonua duke përdorur një qelizë të rritur, një përparim teknologjik në kërkimin mjekësor.

Ian Wilmot ishte kreu i ekipit në Institutin Rosslyn, Universiteti i Edinburgut, që klonoi Dolly-n në vitin 1996.

Ky kërkim novator transformoi të menduarit shkencor të kohës. Wilmut vuante nga sëmundja e Parkinsonit dhe që nga viti 2018 është fokusuar në kërkime rreth këtij çrregullimi degjenerativ të sistemit nervor qendror.

Me metodën e klonimit të përdorur në Dolly-N, Koreja e Jugut klonoi disa qenushë në vitin 2005 dhe Kina disa majmunë në vitin 2018.