Regjistrimi në universitete ka edhe disa ditë të përfundojë, por ajo që po vihet re edhe per kete vit arsimor është rënia drastike e numrit të studentëve të rinj të regjistruar.Problemi nuk eshte present vetem ne Gjirokaster por edhe ne , Elbasan, Durrës dhe Vlorë ka degë që mund të mos hapen këtë vit.
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” këtë vit ka më pak studentë, ndërsa në fund të muajit do të mësohet nëse do të mbyllet ndonjë degë studimi.
Në Universitetin e Elbasanit, “Aleksander Xhuvani” janë mbyllur tre degë dhe numri i studentëve në degët e tjera është shumë i ulët.
Nga ana tjetër në Universitetin e Korçës, “Fan S Noli” gjashtë degë janë në rrezik, pasi kanë vetëm nga një student të ri të regjistruar.
Në universitetin e Durrësit, “Aleksander Moisiu” rrezikohen mbyllja e degëve të historisë dhe filozofisë, pasi deri më tani nuk ka regjistrime.
Në Gjirokastër, Universiteti “Eqrem Çabej” ka më pak studentë dhe interesi është ulur këtë vit,shkaqet jane te shumta ,jo vetem emigracioni drejt europes por edhe emigracioni i brendshem drejt Tiranes.