Me dështimin e takimit të 14 shtatorit Kurti-Vucic në Bruksel, durimi i të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun duket u sos: Miroslav Lajçak deklaroi se në këtë moment nuk është e nevojshme që në emër të bllokut të fokusohet në negociatat e mëtejshme mes Prishtinës e Beogradit.

Megjithatë, ai po fillon një sërë konsultimesh me vendet anëtare të BE-së, Britaninë dhe SHBA-në, për të cilat do të shfrytëzojë edhe seancën e shtatorit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Qëllimi i këtyre konsultimeve është të arrihet një përgjigje e unifikuar dhe e koordinuar e bashkësisë ndërkombëtare për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Lajçak theksoi se është thelbësore që këtë vit të nisë zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Nëse procesi mund të ngrihet dhe të fillojë, ai do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

“Nëse ato vendime themelore nuk merren para fundit të vitit, kam frikë se kalendari politik në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara do të jetë i tillë që ta shtyjë këtë axhendë në fund. Jam i bindur se marrëveshja e Ohrit është dokumenti më i mirë. Të dyja palët e pranuan dhe do të ishte turp nëse ai do të mbulohej nga pluhuri. Në një rast të tillë, ne presim më shumë konflikte, përshkallëzim të tensioneve e ndoshta edhe më shumë dhunë në veri të Kosovës”, deklaroi ai.

Nga ana e Kosovës ndërkohë nuk ka shenja zbrapseje, e kërkohet nga Brukseli që të tregohet më i balancuar në dialog. Megjithatë, njohës të këtij procesi si , Albinot Maloku, mendojnë se Kurti nuk duhet bjere në grackën e Serbisë dhe të bllokojë dialogun, pasi kjo, sic thotë ai, i vjen për shtat vetëm Vucicit, por kërkojnë prej tij që të tregohet më konstruktiv.