Një 80-vjeçare është gjetur e vdekur këtë të diel në mëngjes në banesën e saj ne nje fshat te Permetit.Ka qenë shërbyesja që punonte në banesën e çiftit të të moshuarve, që gjeti trupin e pajetë dhe me shenja dhune rreth orës 06:30.Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se e moshuara është goditur me shkop druri, nga bashkëshorti i saj në fshatin Pëllumbarë.Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autorin e dyshuar, i cili edhe më parë është proceduar penalisht për veprën penale “Dhuna në familje”.

Komunikate

 

Përmet/ Informacion paraprak.

 

Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve  L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa  jetë  dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.Menjëherë  në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri),  nga bashkëshorti i saj  shtetasi L.P,  banues në fshatin Pëllumbarë.Shërbimet e Policisë kanë  shoqëruar  në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.