GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të bashkisë Himarë.Në Gjykatën e Posaçme të Apelit u zhvillua ditën e sotme një seancë ku u kërkua nga pala mbrojtëse ndryshim i masës së sigurisë
Të pranishëm në seancë ishin edhe ambasadorja greke në Shqipëri dhe avokatët grekë, të cilët do të mbajnë konferencë në Tiranë për çështjen Beleri.
Fredi Beleri u arrestua në flagrancë dy ditë para zgjedhjeve lokale dhe vijon të mbahet në burg edhe pasi doli fitues në garën e 14 majit, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Në pamundësi për të bërë betimin si kryebashkiak, Beleri akuzoi kryeministrin Rama si personin përgjegjës që pengon dhënien e lejes së veçantë që ai të kryej betimin. Sipas Belerit, nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën e tij, pasi kjo do të përkthehej në kufizim të rëndë të të drejtave kushtetuese.
Kryeministri Rama vazhdimisht është shprehur se çështja Beleri i takon vetëm drejtësisë. .