Rikthehet sonte Champions League, katër muaj pas finales së Stambollit të fituar nga Manchester City përballë Inter. Pavarësisht fushatës së blerjeve të verës, situata, për mirë apo për keq, ka mbetur e njëjtë. City dhe zikaltrit janë skuadrat më brilante në fillim të sezonit, të kërcënuar nga Barcelona dhe Real Madrid i rinovuar. Nuk duhet harruar Bayern Munich, që mbushën boshllëkun e Lewandowski, me sigurinë Kane. PSG, Atletico Madrid dhe Manchester United shfaqen nën ton e të spostuar. E më pas është Milan, i tronditur nga rezultati i derbit dhe që kërkon hakmarrje ndaj Neëcastle.

Eksodet e sezoneve të fundit e kanë privuar Champions League nga protagonistë të jashtëzakonshëm. Për herë të parë do të mungojnë Cristiano Ronaldo dhe Messi, si dhe Benzema, Neymar, Verratti, Ziech, Kante, Koulibaly e shumë të tjerë. Por sharmi mbetet i pandryshuar. Tani numri një (së bashku me Mbappé) është Haaland, forca lëvizëse pas perfeksionizmit të Manchester City të Guardiolas. Një debutim i qetë për spanjollin, që fillon turneun sot me një ndeshje të lehtë kundër Crvena Zvezda. Në ndeshjen tjetër të grupit G, Leipzig duhet ta ketë të lehtë ndaj Swiss Young Boys.

GRUPI I HEKURT

Shumë interesante sfidat e grupit të hekurt, grupi F. Ndeshja kryesore është në Parc des Princes. PSG, pa Neymar, Messi dhe Verratti, shtrëngohet rreth Mbappe, por vjen nga disfata në shtëpi ndaj Nice, pavarësisht dygolëshit të ish-kampionit të botës. Nuk do të jetë e lehtë të kalosh Dortmund, veteran i turneut. E ekuilibruar edhe përballja në San Siro. Milani entuzizmues i fillimit të sezonit u shemb kundër Interit dhe tani po përpiqet të hakmerret duke u përballur me Newcastle që ka pasur vështirësi deri tani (6 pikë në 5 ndeshje).

Lexo më tej: Bayern Mynih-Manchester United që në javën e parë: ja kalendari i plotë i Champions League

Sonte nis turneun edhe Barça, e përforcuar nga Cancelo dhe Joao Felix, që vjen nga goleada në La Liga dhe pret Antwerp të ish-mesfushorit Van Bommel. Në ndeshjen tjetër, Porto është favorit në sfidën ndaj Shakhtar. Në emër të ish-të adhuruarit, Olimpico pret spektakël nga Lazio e Atletico Madrid, dy skuadra të shkëlqyera që megjithatë e kanë nisur keq sezonin dhe vijnë nga humbje të qarta ndaj Juves dhe Valencias. Feyenoord dëshiron të mposhtë Celtic për ta pozicionuar veten si forca e dytë në Grupin E.

TË MËRKURËN SUPER-NDESHJA

Të mërkurën kulmon gjithcka në Mynih. Bayern i Kane pret Manchester United e lëkundur të Ten Hag (6 pikë në 5 ndeshje). Një ripërsëritje e finales së 1999, me kujtime të errëta për gjermanët, që do të mundohet t’i zhbëjnë. Galatasaray i Icard është favorit ndaj Copenhagen. Në grupin C, Bellingham dhe Vinicius Jr bëjnë debutimin e tyre për Real Madrid me Union Berlin, shumë larg performancës së vitit të kaluar. Test i rëndësishëm për Napolin e Garcias, që nuk mund të përballojë asnjë rrëshqitje në shtëpinë e një ekipi të komplikuar si Braga.

Morali është i lartë për Inter, i pamposhtur dhe në formë fantastike, që kërkon tre pikë me Real Sociedad. Por kundër skuadrës së Kubo, që impenjoi edhe Real Madrid, do të jetë gjithçka veç e lehtë. Në ndeshjen tjetër të Grupit D, Benfica e Di Marias është favorit ndaj Salzburg. Grupi B mbyllet me Arsenal dhe Sevilla që janë në gjendje ta dominojnë. Por për ta bërë këtë duhet të fillojnë të mposhtin PSV dhe Lens.

NDESHJET E MBRËMJES

Champions League Group E

21:00 Feyenoord – Celtic

21:00 Lazio – Atletico Madrid

Champions League Group F

18:45 AC Milan – Newcastle United

21:00 Paris Saint-Germain – Borussia Dortmund

Champions League Group G

18:45 Young Boys – RB Leipzig

21:00 Manchester City – FK Crvena Zvezda

Champions League Group H

21:00 Barcelona – Royal Antwerp

21:00 Shakhtar Donetsk – FC Porto