Një breshër i pazakontë ka përfshirë pasditen e së hënës shumë fshatra në Devoll. Në fshatin Baban, dëmet nga breshëri janë shumë të mëdha.Ka mjaftuar vetëm 20 minuta breshër dhe erë e fortë për të dëmtuar sipërfaqe të mëdha me mollë por edhe kultura të tjera bujqësore.Sipas fermerëve dhe specialistëve, molla është e dëmtuar në masën 100% pasi jo vetëm për këtë vit por pema e mollës është e dëmtuar edhe për vitin tjetër.
Ndërsa sa i përket kulturave të tjera bujqësore janë të dëmtuara në masën 50%.
Pemëtaria por edhe prodhimet e tjera bujqësore për banorët e fshatit Baban por edhe fshatrave të tjerë të përfshirë nga breshëri është i vetmi burim të ardhurash me të cilën ata jetojnë.
Sot fermerët kërkojnë nga shteti të bëhet vlerësimi i dëmit të shkaktuar nga moti i keq dhe të kompensohen.
Fshatrat Baban, Hocisht, Mancyrishr, Vranisht, Progër etj. janë fshatrat që u përfshinë më së shumti nga reshjet e shiut dhe të breshrit dhe që kanë pësuar dëme të mëdha në bujqësi.Grupet e punës ndodhen në terren she po bëjnë të mundur verifikimin e të gjitha dëmeve