Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vepruar me dorë të hekurt ndaj grupimit të deputetëve të Rithemelimit, mbështetës të Sali Berishës.
Burime për FJALAIME bëjnë të ditur se Lulzim Basha ka përjashtuar nga grupi Parlamentar i PD-së deputetët Ina Zhupën, Isuf Çelën, Asllan Dogjanin, Edi Palokën, Kastriot Pirolin, Lindita Metaliajn, Ludovik Hasanaj, Bujar Leskajn, Sorina Kotin dhe Tomor Alizotin.