Duket se dëshmia e Artan Tafanit, autor i grabitjes së një pike të këmbimit valutor në Tiranë, ka zbërthyer një seri ngjarjesh kriminale. Tafani ka bashkëpunuar me drejtësinë, ndërsa ka treguar se grupi ku bënte pjesë, ku drejtues ishte Laert Haxhia, i cili ndodhet pas hekurave në shtetin grek, pasi akuzohet për masakrën e Lushnjës, duke zbardhur kështu 6 vrasje.

Mes këtyre vrasjeve është dhe ajo e 1 qershorit të vitit 202, ku viktimë ishte biznesmeni Çajup Selimi, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri në qendër të Tepelenës. Selimi, i cili kishte një dyqan shumice me prodhime gruri, u qëllua me armë zjarri, dhe për pasojë nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku në konferencë për mediat deklaroi sot se lidhur me megaoperacionin e koduar “Never Forget” (Kurrë mos harro) bëri të ditur se për vrasjen e Selimit autorët e dyshuar janë Leart Haxhiu, Artan Tafami, Erisian Abedini, Lulzim Spaija, Ligor Lomacka dhe Bujar Abedini.

Kujtojmë se para disa vitesh 45-vjeçari ishte dhunuar nga disa persona me levë hekuri dhe u godit me grushte duke i shkaktuar atij dëmtime. Ngjarja në fjalë ndodhi konkretisht në 13 korrik të 2018-ës. Në atë kohë u tha se ngjarja ndodhi për shkak të konflikteve për konkurrencë në tregti. Në sajë të një megaoperacioni u lëshuan 16 urdhër-arreste, për implikim në vrasje apo dhe vendosje eksplozivi.