Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar këtë herë në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Burime te sigurta bëjnë me dije se janë bllokuar telefonët e tre dekanëve dhe shefit të Financës. Ndërkohë, Rektorit të UBT, Fatbardh Sallakut, ia kanë marrë telefonin duke u futur në aeroport. Kujtojmë që dy ditë më parë BKH sekuestroi dy telefonë në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Sekuestrimi u bë pasi dyshohej për një rast korrupsioni.