Policia kufitare ne Kakavie ka goditur 2 raste të mosdeklarimit të të hollave. Në bazë të analizës të riskut, në dalje të vendit, u kaluan për kontroll në vijë të dytë, shtetasi Dh. H., të cilit i janë gjetur 10 365 euro, dhe shtetasi R. K., të cilit i janë gjetur 10 155 euro dhe 100 dollarë. Shumat e parave të padeklaruara nga këta shtetas u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Dh. H., 47 vjeç dhe R. K., 45 vjeç, të dy banues në Kuçovë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme