Ministri grek për Emigrimin, Dimitris Kairidis ka ngritur shqetësimin e largimit masiv të Shqiptarëve nga Greqia drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian.
Sipas ministrit grek, arsyeja e largimit vitet e fundit të fuqisë punëtore nga Greqia drejt vendeve të BE ka lidhje me pagat më të larta që ofrojnë shtetet e tjera.
“Shumë shqiptarë u larguan gjatë viteve të fubdit duke kërkuar rroga më të mira në Itali dhe diku tjetër në vendet e tjera të Bashkimit Europian. Numri total i emigrantëve po vjen duke u ulur, jo duke u rritur, pavarësisht fluksit në rritje që është parë edhe në studime, pra një lloj ‘pushtimi’ ”, tha ministri grek.
Greqia numëron rreth 700 mijë emigrantë të paligjshëm, por sipas ministrit Kairidis “Numri është më më i lartë. Pesë vitet e fundit numri është ulur me 180 mijë dhe nga shërbimet ministrore vlerësojmë që të ketë rreth 300 mijë emigrantë të padokumentuar.”