Universiteti ‘Eqrem Çabej’ nè Gjirokastër ka nisur sot vitin e ri akademik me rrezikimin e mbylljes se dy degëve siç është Gjuha Italiane dhe Matematikë-Informatike.

Në këto dy degë është regjistruar dhe numri më i ulet i të regjistruarve ku deri me tani nuk plotëson kuotën por që shpresohet me raundin e katërt të pranimeve, ky numër te rritet dhe kësisoj të funksionojnë si degë.

Ndërkohë që interes të lartë studentët e rinj kanë shfaqur në Infermieri. Sivjet janë regjistruar gjithsej 370 studente gati 10 më shumë se një vit me parë.