3000 studente kanë nisur vitin e ri Akademik në Universitetin ‘Fan S Noli’ të Korçës, në rreth 60 programe. 540 prej tyre janë ulur për herë të parë në bankat e universitetit, ose rreth 60 student më pak se vitin e shkuar.
3 dege studimi mbeten të rrezikuara për tu pezulluar në këtë universitet, për shkak të numrit te ulët te regjistrimeve, ku përfshihen dega e Filozofi-Sociologjo, Ekonomiks dhe Matematike Fizike.
‘Regjistrimet e arritura janë në mjaft programe qe vitin që shkoi ishin të rrezikuara. 2 programet me të rrezikuara janë filozofi sociologji dhe ekonomiksi. Ndërsa te fakulteti i shkencave programet e matematike fizikës janë me shifra të ulëta por mund të funksionojnë si program pasi kanë lëndë të përbashkëta me drejtime të tjera.’- tha rektori Dhimitri Bello.