Angelina Jolie ka akuzuar gjyqtarin që mori përsipër çështjen e kujdestarisë së fëmijës së saj me Brad Pitt, si i korruptuar dhe paragjykues ndaj saj, për të favorizuar ish-bashkëshortin.

Në një letër prej dy faqesh të siguruar nga New York Post, aktorja i kërkon guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, të mbështesë “Ligjin e Piqui”, i cili kërkon trajnim për të gjithë gjyqtarët, ndërmjetësit dhe ata në pozicione gjyqësore për çështjet në familje, dhunën dhe efektet e fëmijëve, abuzimi dhe trauma që lë.

Një burim i afërt me Angelina Jolie tha për New York Post se akuza e Jolie vjen pas çështjes së kujdestarisë së fëmijëve me ish-burrin e saj Brad Pitt, pasi gjykatësi i ndaloi ata të dëshmonin për abuzimin që kishin përjetuar nga babai i tyre.

”E gjithë kjo gjë është shumë personale për të dhe ajo e bën këtë për arsye të mirë. Shikoni me çfarë gjyqtari u përball ajo, ai ishte i njëanshëm. Ai shkeli etikën gjyqësore në çështjen e familjes së saj dhe refuzoi të shqyrtonte provat e abuzimit në familje”, thotë një burim i afërt me Jolie.

“Nuk është çudi që ai e mori këtë çështje. E gjithë familja e saj është viktimë e dështimit të sistemit. Ajo ka vite që lufton privatisht për familjen e saj, por edhe publikisht për familjet e tjera”, shtoi burimi.

Burime pranë Brad Pitt, thanë për New York Posti se Angelina Jolie po përdor “taktikën e saj të zakonshme” për të “keqinterpretuar të vërtetën” dhe për të dëmtuar reputacionin e gjyqtarit dhe profesionistëve të tjerë që kanë dëshmuar kundër aktores.