Një familje shqiptare, burrë, grua dhe dy nipat e tyre së bashku dhe me një 33 vjeçar grek por me origjinë shqiptare akuzohen se drejtonin një grup të trafikut të drogës dhe blerjen e 585 kg kokainë në Selanik të Greqisë e cila u sekuestrua javën e kaluar,

Në veçanti, njëra prej nipave të Xhafajt, u zbulua se së fundmi se kishte vizituar Madridin, Guadalajarën, Londrën dhe Australinë, ndërsa në disa foto shihet duke pozuar para laboratorëve të kultivimit të kanabisit në Spanjë.

Sipas dosjes së siguruar nga media greke ‘Protothema’  anëtarë të kësaj bande duket që kryenin trafikun e drogës dhe në Spanjë e në Shqipëri  

Kreu i grupit, i arrestuar tashmë, është Arjan Xhafaj, 50 vjeç nga Cakrani i Fierit dhe bashkë me të është arrestuar edhe bashkëshortja, Lutmira Xhafaj 42 vjeç, pronare e një bar-kafe në Cakran.

Si ra në gjurmët e drogës?

Agjentët e DEA-s në Athinë dhe prokurorët e antidrogës në Selanik morën informacionin për organizatën që importonte drogë nga Amerika Latine, ndoshta nga Ekuadori dhe po përgatitej për ta sistemuar në një shtëpi në lindje të Selanikut.

Menjëherë policia lokalizoi banesën dhe mbajti familjen nën vëzhgim. Pasditen e 28 shtatorit ora 15.25 dy makina parkuan në oborrin e shtëpisë së veçuar në  Neios Epivates. Rreth dy orë më vonë, në orën 17:40, dy mbesat e 50-vjeçarit dhe bashkëpunëtori i tyre 33-vjeçar iu afruan automjeteve dhe nisën t’i mbushnin me çanta blu IKEA.

Gjatë ngarkimit, si 50-vjeçari dhe bashkëshortja e tij qëndronin në oborrin e shtëpisë duke mbikqyrur procesin. Pas ngarkimit të drogës, makinat u larguar në drejtim të Selanikut

Në këtë moment ndërhyri policia dhe kreu arrestimin.

Disa nga pakot kishin simbolin nazist dhe sipas zyrtarëve të antidrogës ka të bëjë me praktikën e ndjekur nga kartelet e Amerikës Latine të përdorimit të logove për të identifikuar sasitë e kokainës që prodhojnë në laboratorët e tyre.

Në gjykatë të arrestuarit kanë thënë se ishin vetëm transportues dhe ‘po zbatonin një urdhër’, ndërsa 50 vjeçari është shprehur se do të merrte 50 mijë euro për transferimin e drogës. Nga ana tjetër bashkëshorjta e saj ka mohuar të ishte e përfshirë në këtë trafik.

Block Title