Ministria e Jashtme iu ven në ndihmë qytetarëve shqiptarë në Izrael.

Nisur nga situata në Izrael ju bëj me dije se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme që prej ditës së djeshme është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë (punojnë/studiojnë) atje. Në funksion të sigurisë së qytetarëve tanë lutem publikimim sa më parë të informacionit si më poshtë:

Njoftim i rëndësishëm*
‼️ Për shkak të situatës së jashtëzakonshme në Izrael, informojmë qytetarët shqiptarë si në vijim:

➡️ Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion (https://www.iaa.gov.il/en/) është i hapur.

➡️ Qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për informacion për largimin nga Izraeli të kontaktojnë në nr.whats app:
+972 54-904-2813 ose
në adresën e emailit: DK@mfa.gov.al

➡️ Për arsye sigurie, këshillohet të mos ndërmerrni udhëtime drejt Izraelit, edhe nëse kishit planifikuar udhëtime drejt këtij shtetit.

❗Rregullat e sigurisë që duhet të ndjekin qytetarët gjatë lëvizjeve, i gjeni në linkun e Home Command
https://www.oref.org.il/en