Pas aferës së inceneratorëve, SPAK merr sërish të pandehur ish-ministrin Arben Ahmetajn në lidhje me privatizim e ish-fabrikës së Bukës, tashmë kompleksi ‘Emerald’ tek rruga 5 Maji në Tiranë, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 7 mld lekë të vjetra.
Arben Ahmetaj është marrë i pandehur për veprat penale ‘pastrim parash’ dhe ‘shpërdorim detyre’. Po vijon hetimi për 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollari. Ahmetaj në kohën kur është kryer privatizmi, ka qenë ministër Financash.
Çështja po hetohet nga prokurori Elvin Gokaj, i cili e ka marrë të pandehur 10 ditë më parë.
Avokati i ish-ministrit tashmë në arrati, është njohur me akuzën.
vijon……….