Termocentrali i vetëm i Gazës mbeti pa karburant dhe u mbyll. E bëri të ditur një zyrtar i Autoritetit të Energjisë së Rripit të Gazas duke mbetur kështu në errësirë.
Luftimet mes Izraelit dhe Gazës vijojnë në ditën e katërt me breshëri raketash ndërsa vijon dhe ofensiva tokësore. Ushtria izraelite thotë se rreth 300,000 ushtarë janë aktualisht të stacionuar pranë Rripit të Gazës për luftën kundër luftëtarëve të Hamasit. Ushtria izraelite thotë se është “gati për të ekzekutuar misionin që u është dhënë”
Ajo që po bëjmë në këto zona afër Rripit është se kemi dërguar dhe dislokuar këmbësorinë tonë, ushtarët tanë, trupat tona të artilerisë dhe shumë ushtarë të tjerë rezervë, gjithsej 300,000”, shpjegoi zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Jonathan Conricus.
Gazeta izraelite Haaretz raporton se bastisjet izraelite në Gaza goditën shtëpinë e komandantit ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif në Khan Younis, duke vrarë babanë, vëllain, fëmijët dhe të afërm të tjerë.
“Prioriteti kryesor është eliminimi i komandantëve të Hamasit” tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.
Prej të hënës, 9 tetor, kur është njoftuar rrethimi i plotë të Rripit të Gazës, duke nënkuptuar se nuk do të lejohet futja e ushqimit dhe karburanteve. Termocentrali i vetëm i Gazës do të mbetet pa karburant sot, tha Autoriteti Palestinez i Energjisë
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po diskutojnë për krijimin e një korridori të sigurt shpëtimi për civilët e Gazës me Izraelin dhe Egjiptin. Këtë e tha këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, cituar nga Guardian.
Numri i të vdekurve në Izrael ka arritur në 1200, dhe më shumë se 2700 njerëz u plagosën. ndërsa më shumë se 1000 njerëz janë vrarë dhe mbi 5 mijë janë plagosur nga sulmet ajrore izraelite në Gaza, thonë autoritetet palestineze. Nëntë anëtarë të stafit të agjencisë së refugjatëve palestinezë të Kombeve të Bashkuara (UNRWA) u vranë në sulmet izraelite në Gaza.
Në anën tjetër të vendit, Izraeli ka sulmuar territorin libanez në përgjigje të një sulmi nga Hezbollahu. BBC ka mësuar se 17 shtetas të Mbretërisë së Bashkuar janë të vdekur ose të zhdukur që kur Hamasi nisi sulmet e tij të shtunën e 7 tetorit 2023.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të mërkurën se Izraeli “nuk po sillet si një shtet por si një organizatë”, pasi ushtria izraelite po i vazhdon bombardimet pareshtur në Rripin e Gazës qëkur u sulmua nga Hamasi në fundjavë.
“Izraeli nuk duhet të harrojë se, nëse sillet si një organizatë dhe jo si një shtet, do të përfundojnë duke u trajtuar si e tillë”, tha Erdogan, duke i cilësuar si “metoda të turpshme” sulmet e ushtrisë izraelite në Gazën e mbipopulluar.
Amerika dërgoi furnizimin e parë me armatime Izraelit, që kur ai u përball me në sulm të paprecentë nga luftëtarët e Hamasit të shtunën e 7 tetorit 2023. Avioni Beoing 747 ‘X7100’ ka zbritur në bazën ajrore Nebatim në Izraelin jugor në orët e vonat ë mbrëmjen e së martës, 10 tetor, tha në një deklartë Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF). Avioni raportohet se mban municion të avancuar dhe pajisje të tjera ushtarake.
“Këtë mbrëmje një aeroplan me armatim të avancuar u ul në bazën ajrore Nevatim në Izraelin jugor këtë mbrëmje. Armatimet janë krijuar për të lehtësuar operacione të rëndësishme ushtarake dhe për të rritur gatishmërinë për skenarë të tjerë. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmën e SHBA ndaj IDF-së dhe shtetit të Izraelit, gjatë kësaj periudhe sfiduese. Armiqtë tanë të përbashkët e dinë se bashkëpunimi mes ushtrive tona është më i fortë se kurrë dhe është një pjesë kyçe në sigurimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në deklaratë.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha se janë vrarë 1200 izraelitë