Kjo është një pjatë e parë kremoze dhe e shijshme, që mund të pasurohet në mënyra të ndryshme.
Një vakt që përgatitet thjeshtë dhe shpejtë, ideal për një drekë apo darkë familjare me miqtë.
Këshillohet të zgjidhni variantet e vogla të makaronave sepse në këtë mënyrë përbërësit do të qëndrojnë të bashkuar.
Për një shije edhe më të fortë kemi shtuar proshutën, por edhe në këtë rast mund ta zëvendësoni me sallam të prerë ose të shtoni pak thërrime buke, ullinj të zi ose arra pishe.
Përbërësit
500 g brokoli
400 g makarona të vogla
100 g pançetë në feta
2 thelpinj hudhra
4-5 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë dhe piper për shije
Përgatitja
Filloni përgatitjen e recetës me zierjen e makaronave.
Ndërkohë që makaronat ziejnë lani mirë brokolin dhe ndajeni në copa të vogla.
Shpëlajini tufat e vogla të brokolit sërisht me ujë të ftohtë e të rrjedhshëm, kullojini dhe lërini mënjanë. Pas kësaj prisni në kubikë fetat e pançetës.
Në një tigan hidhni vaj ulliri, 2 thelpinj hudhër, pak spec djegës dhe pançetën, më pas vendoseni në zjarr dhe skuqeni për disa minuta.
Zieni tufat e brokolit në ujë me kripë për 7-8 minuta. Kini kujdes të mos i zieni shumë.
Trasferojni tufat e brokolit ne tigan dhe lërini të aromatizohen për 10 minuta.
Me ndihmën e një piruni shtypni brokolin dhe vendoseni tiganin sërish në zjarr për disa minuta në mënyrë që të formohet një salcë kremoze.
Pasi makaronat të janë zier, trasferojini në tiganin me salcë.
Shtoni pak nga uji që ziet makaronat dhe pak vaj ulliri ekstra të virgjër, më pas kaurdisni në zjarr për 1-2 minuta.
Ndajini makaronat në pjata individuale dhe shërbejini menjëherë.