Ky është keku që mamat tona e kanë gatuar kur ne kemi qenë të vogla.

Keku me kos e vezë, ka qënë ëmbëlsira më e zakonshme dhe më e shpeshtë e asaj kohë.

Ky kek, të risjell atë shije dhe meqë jemi në dimër dhe në stinë festash i bëjmë një tolerim dhe shërbetit.

Përbërësit

  • 5 vezë fshati
  • 100 gr gjalp
  • 150 gr sheqer
  • 200 ml kos
  • 300 gr miell
  • 1 lugë kafe e prerë me sodë buke
  • Lëkura e 2-3 portokalleve

Për sherbetin

  • 600 ml ujë
  • 800 gr sheqer

Përgatitja

Rrahim vezët me sheqerin derisa të krijohet një masë kremoze.

Shtojmë gjalpin e shkrirë, gjithnjë duke e përzjerë me telin e kuzhinës.

 Shtojmë kosin, miellin, sodën dhe lëkurat e portokallit.

Shtrojmë masën në një tavë të lyer me gjalp.

E pjekim në 180 gradë pëe 45 minuta, në mes të furrës, derisa keku të kullojë.

E testojmë me një majë thike e cila duhet të dalë e pastër.

Meqë nuk i pëlqejmë ëmbëlsirat me shumë shërbet si familje, pregatisim shërbet aq sa duhet, jo të kullojë tepri kur ta hamë.

Vendosim ujin në tenxhere bashkë me sheqerin dhe e lëmë sherbetin të ziejë 15 minuta nga pika e vlimit.

Siç dihet kur përgatisim ëmbëlsira me sherbet ose keku ose shërbeti duhet të jetë i ftohur.

Unë kisha kekun e ftohtë dhe i hodha shërbetin e ngrohtë, jo të nxehtë. Ju bëftë mirë.