Gjatë mocionit me debat sot ne parlament, Rama kujtoi se Shqipëria tashmë është një zë i fortë për rajonin në SHBA e BE por se puna e saj po dëmtohet nga qëndrimi që po mban Albin Kurti për konsum të brendshëm politik.
Pozicioni i vetëdobësuar diplomatik i Kosovës në sytë e BE-së dhe SHBA-së si dhe vetëviktimimizimi diplomatik i Serbisë në ato sy falë dhuratave politike të marra bujarisht nga gabimet e Prishtinës zyrtare në procesin e dialogut e bëjnë jo të lehtë këtë përpjekje nga ana jonë.
Madje Rama shkoi më tej duke thënë se Kurti po ‘sulmon’ qeverinë e Shqipërisë pikërisht për politikën e tij elektorale.
Nuk bëmë një gjest konsumi të brendshëm elektoral sic janë prej kohësh tanimë, dhe e them me keqardhje, janë një sërë gjestesh të qeverisë në Prishtinë në raport me dialogun e normalizimit përfshirë dhe qeverisë sonë përmes zërava të dytë dhe të tretë, por mbajtëm një qëndrim parimor e politik në funksion të nxitjes së Bruksel për të siguruar një përçapje serioze për një qëndrim të unifikuar të 27 vendeve anëtare jo vetëm me qëndrimin e papranueshëm të Beogradit ndaj ngjarjes por dhe me masa kuptimplota në adresë të Serbisë dhe lidhur me çfarë vjen çfarë mund të vijë dhe nesër’
Agresioni nxorri thonjtë e krizës veriut të Kosovës e ia nguli më fort mu në fyt procesit të dialogut dhe normalizimit dhe shtetnjohjes përfundimtare të Kosovës”
Kryeministri Edi Rama deklaroi se draftrezoluta e propozuar nga Partia Demokratike për Kosovën ka si qëllim propagandën kinse patriotike për politikën e brendshme dhe u shpreh i vendosur se nuk do të pranohet asnjë amendament i propozuar nga opozita.
“Ju o do të votoni rezolutën tone atë të thjeshtën fare që nuk I drejtohet planetit dhe gjithë bota duhet të lexoje rezolutën e kuvendit tonë por I drejtohet institucioneve tona këtej e ande kufirit, ose ato rezolutat tuaja mund ti votoni në asambletë e 7 partive tuaja dhe pastaj kur të gjeni vulën mund të vulosni atë që do bini dakord dhe duke bërtitur nga shtatë tenxhere, poshtë tradhatarët e kombit, vdekje vëllait të Vuçiçit” tha Rama.
Gjatë mocionit me debat të kërkuar nga deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku mbi qëndrimin e Shqipërisë lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës, Rama u shpreh se “draftrezoluta e PD-së e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë doli nga i njëjti oxhak kinse patriotik, fill pas rezolutës së Kuvendit të Kosovës, mbi ngjarjen tragjike të vrasjes së efektivit të policisë nga një grup kriminal serb që ushtroi terror në veri të Republikës së Kosovës.
Rithemelimi dhe Partia Socialiste kanë rënë dakord për një rezolutë të përbashkët që parashikon mbështetjen plotësisht të Rezolutës të Kuvendit të Republikës së Kosovës, hetimin ndërkombëtar të sulmit në veri dhe nxitjen për të vijuar dialogun me qëllim final njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.
Por nga ana tjetër, PD e Lulzim Bashës nuk bie dakord me këtë projektrezolutë, pasi thotë se nuk ka dënuar Serbinë. Për këtë arsye, ata kërkojnë që në rezoluta të pasurohet me 3 amendamente të propozuara prej saj. PD zyrtare kërkon që 5 vendeve anëtare të Bashkimit Europian të hedhin hapin për njohjen e Kosovës, të hiqen masat shtrënguese ndaj Kosovës si dhe të vendosen masa ndëshkuese për Serbinë.
Seanca e sotme pritet të jetë e gjatë dhe me debate, ndërsa do të ketë edhe 5 orë mocion me debat, ku deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do kenë mundësinë të diskutojnë për sulmin në veri të Kosovës.