Flamurtari e nisi me fitore kampionatin Kombëtar të Basketbollit për femra. Ekipi vlonjat mposhti 71-48 Tiranën.

Edhe pse me ndryshime nga sezoni i kaluar, vajzat vlonjate treguan sërish ambicie pasi synojnë fitimin e titullit kampion. Sfida u dominua pothuajse e gjitha nga Flamurtari që e mbylli periodën e parë me rezultatin 14-11.

Edhe në periodën e dytë, e të tretë vajzat e Flamurtarit ishin superior ndaj atyre të Tiranës pasi arritën të thellonin rezultatin në 53-32. Në pjesën e fundit, ekipi i drejtuar nga Elona Hasanaj administroi lojën deri në përfundimin e minutave. me këtë fitore të arritur kundër rivaleve kryeqytetase, vlonjatet synojnë që ta vazhdojnë ecurinë e rezultateve pozitive edhe në ndeshjet e ardhshme.