Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, ku është pritur nga kryeministri i vendit, Edi Rama.

Në një prononcim për mediat, Von der Leyen është shprehur se fokusi do të jetë ekonomia e vendeve të Ballkanit Perëndimor, teksa është shprehur se dyert e BE-së do të jenë të hapura për të gjithë ato vende që duam progresin, të cilën do ta arrijnë përmes reformave.

Ursula von der Leyen: Ky është një samit shumë i rëndësishëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Fokusi do të jetë tek ekonomia e Ballkanit Perëndimor. Ne mund të bëjmë më shumë. Ne duam të japim akses kompanive të Ballkanit Perëndimor në Unionin Europian, por për këtë ne kemi nevojë për reforma në Ballkanin Perënimdor. Ne jemi të mbështetës për ata që duan të përmirësojnë ekonominë, dyert tona janë të hapura.