Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në 18:00 kundër Bullgarisë në miqësoren që zhvillohet në “Air Albania”. Interesi për këtë duel duket i ulët nga tifozët, teksa deri këtë mëngjes janë shitur pak më shumë se 7 mijë bileta.
Në një stadium me 22 mijë e 500 ulëse, vetëm 1/3 e biletave janë marrë nga tifozët, duke treguar se kuqezinjtë nuk do kenë një mbështetje të madhe në përballjen e nesërme.
Pas fitores me Çekinë 3-0, tanët mbajnë sërish kreun e grupit E kualifikues dhe me një pikë në ndeshjen e radhës kundër Moldavisë, kuqezinjtë edhe zyrtarisht janë në fazën finale të Euro 2024.