Ka nisur sot seanca e pyetjes së dëshmitarëve të thirrur nga SPAK për tragjedinë e Gërdecit, mes të cilëve do të jetë edhe Shkëlzen Berisha.
Mes 14 dëshmitarëve të pyetur sot ka qenë edhe Fejzi Shehu ish roje në fabrikën e demontimit të armëve.
Shehu ka deklaruar se ka parë momentin kur karroca e salduar ka marrë flakë në 15 mars.
“Kam punuar në fabrikë me 14 dhe 15 mars, Qemal Deliu doli disa herë për saldim me lejen e përgjegjësit, emrin e tij e mësova më pas”, ka thënë ai mes të tjerash.