Një i moshuar doli sot paradite (20 tetor 2023) në protestë para kryeministrisë për të kërkuar përmirësimin e jetesës së pensionistëve por dhe për të kërkuar rritjen e pensionit që do u siguronte një jetë të denjë siç u takon.
Në dorë Militiadh Muci, 80 vjeç mban një pankartë ku shkruan:
“Turp! Mos luaj me bonusin e pensionistëve!”
Ish polici, në dorë mban dhe një letër të cilën thotë se do ia dërgojë me postë kryeministrit Edi Rama.
“Bonusi u tha që do të jepej në mars para zgjedhjeve. Perimet janë rritur dy herë, për frutat nuk bëhet fjalë”
Edhe pse i vetëm vendosi të protestojë për vete dhe bashkëmoshatarët e tij, megjithëse është i vetëdijshëm se reagimi I tij nuk do të sjellë ndryshim.
“ Edi mos luaj me ditët e fundit të jetës tonë. Sot protestoj jo se do sjell ndyshimin, por të shpreh “urrejtjen” ndaj deputetëve që votuan dyfishimin e pagës së tyre, veçanërisht Edi Ramës, “Kryepolic të vendit tim”, t’i them je demagog i paparë. Nëse do shpërndashë bonusin e vitit 2024, me siguri do na njoftosh një vit përpara, për atë të vitit 2025″
Në gusht zv/kryeministrja Belinda Balluku në një takim me të moshuarit u premtoi me zë e figurë pensionistëve se do të merrnin 5 mijë lekë shtesë që vjen nga taksimi i jashtëzakonshëm por ende nuk e kanë marrë. Ndërkohë në prill morën bonusin e pare por kjo është e pamjaftueshme, ndërsa në maj 2023 deputetët votuan ligjin në parlament që dyfishonte pagën e tyre
Baras me 400 lekë në muaj ose 14 lekë në ditë, për të pirë kafen 1 herë në 5 ditë. Nuk ka tallje më të madh! U tha nga Balluku do jepej në marrsin e këtij viti, para zgjedhjeve të 14 majit. E përforcoi Edi, ishte gjetur burimi nga “Taksa e jashtëzakon- shme mbi eksportuesit e energjisë elektrike”. Pakua e Madhe si- kurse e quajti ai. Kur e prisnim si çdo vit “prillin e indeksimit të pensionit” u shty 6 muaj, në tetor. Kështu u krijua në të vërtetë fondi i bonusit të marrsit, ndërsa u dyfishuan pagat e deputetëve dhe administratës”
Militiadh Muci, me profesion ish polic, tani në pension vendosi të dalë i vetëm të protestojë për pensionet e ulëta me të cilët u duhet të përballojnë jetën pensionistët në Shqipëri. Me një pankartë në dorë ku shkruante “Edi mos luaj me bonusin e pensionistëve” 80 vjeçari doli në protestë përpara kryeministrisë.
Ndërkohë ka përgatitur një letër që do ia dërgojë kryeministrit Edi Rama
Kur e prisnim si çdo vit “prillin e indeksimit të pensionit” u shty 6 muaj, në tetor. Kështu u krijua në të vërtetë fondi i bonusit të marrsit, ndërsa u dyfishuan pagat e deputetëve dhe administratës.
Mosha e tretë le të përdorë makarona dhe oriz kur me sëmundjet kronike kardiovaskulare e diabet duhet të përdorë perime, por janë rritur 2 herë, më të ultat 100 lekë kilogrami. Për frutat nuk bëhet fjalë, më pak se 200 lekë kilogrami.
Edi! Mos luaj me ditët e fundit të jetës tonë.