Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës janë arrestuar 16 persona në kryeqytet për kontrabandë ilaçesh.

Nga informacione paraprake mesohet se mes personave të arrestuar ka farmacistë dhe furnizues.  Ata kanë rënë në “rrjetën” e Prokurorisë pas përgjimeve.

Ilaçet mësohet se janë blerë me metodën e stimulimit.Medikamentet mjekësore kontrabandë ndërkohë janë sekuestruar.

Një grup prej 16 personash kanë përfunduar në pranga, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tregtonin ilaçe të kontrabanduara, të cilat vinin nga Greqia, Italia dhe Kosova.

Pasi sillnin në Shqipëri ilaçe të ndryshme të kontrabamduara të arrestuarit i shisnin ato me çmime shumë të larta në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë.

Për këtë rast në pranga kanë rënë Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani,   Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj, Albert Bakaj, të gjithë banues në Tiranë.

Ndërsa u shpallën në kërkim A. C., dhe L. B.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni, në disa banesa dhe farmaci në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi të konsiderueshme ilaçesh, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 50 mijë euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.