Një delegacion më të dërguarit euro-amerikanë dhe përfaqësuesit e të tri vendeve të QUINT-it, do të mbërijn në Prishtinë me synimin për t’i dhënë shtytje të re dialogut të ngeciur në vend mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkimi Evropian ka njoftuar se vizita e pesëshes euro-amerikane ka për qëllim progresin konkret në zbatimin e marrëveshjes dhe shtensionimin e situatës.

Por, një pjesë e ndërkombëtarëve po kërkojnë të përvijojnë qasjen se dialogu duhet vazhduar aty ku kishte mbetur, sikur që prej takimit të fundit Kurti-Vuçic, ku një pjesë e ndërmjetësve fajësoi kryeministrin e Kosovës, të mos kishte ndodhur asgjë në terren. Këtë qëndrim ka mbajtur edhe kryeministri i Shqipërisë, që ka shumfishuar thirrjet për themelimin e asocacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin ai pretendon se ka një projekt personal. Rama i ka bërë thirrje Prishtinës ta hedhi këtë hap, sepse ndryshe rrezikon të përfundojë si Palestina. 

Por, në sinjalin që ka dhënë përpara mbërritjes së delegacionit te pesë fuqive perendimore në Prishtinë, kryeministri Kurti ka lënë të kuptohet se, që pas 24 shtatorit gjërat kanë ndryshuar. Gjatë një vizite në Shtimë ai ka thënë para gazetarëve, duke përdorur emrin qe evropianët i kanë venë marëveshjes së Brukselit, se nuk mund të ketë normalizim, pa pasur më parë siguri.

“Çka do të kërkojë e çka do të ofrojë pesshja e marrim vesh sot. Unë mund të them që nuk mund të kemi normalizim pa siguri dhe siguria e Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit edhe për popullin edhe shoqërinë. Për këtë punojmë ditë e natë me krejt çfarë mundemi e dimë” ka deklaruar Kurti.

Po pse Kurti vë theksin tek siguria dhe ku synon të arrijë ai?

Albin Kurti është i qartë se Serbia e ka shkelur haptaz të paktën dy nene, atë 2 dhe 3 të marëveshjes me 11 pika të Brukselit. Vucic nuk ka respektuar as nenin për njohjen e sovranitetit teritorial dhe as atë për zgjidhjen e konflikteve në mënyrë paqësore….

Pra është evidente se ai nuk do ta zbatojë këtë marëveshje, ashtu siç deklaroi që në krye të herës, kur tha se i dhëmb dora për ta firmosur. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe ai ka punuar në këtë drejtim. “Në dhjetorin e viti të kaluar i kishim tri javë 16 barrikada në veri. Me 26-29 maj të këtij viti patëm sulm mbi Policinë, ushtarët e KFOR-it dhe mbi ju gazetarë në veri. Me 14 qershor e patëm rrëmbim e tre policëve tanë në Leposaviq”, tha ai këtë të premte gjatë vizitës në Shtime. Tani kjo vijë sjellje e serbisë dhe këto ngjarje janë shpërfaqur në sy të gjithë botës.