Pas shume kohe thatesire Gjirokastres ju rikthyen rreshjet e shiut dhe si shkak edhe shkarjet massive te dheut. Te investosh ne Gjirokaster duhet ta njohesh kete qytet I cili nuk fal nese nuk e njeh. Konkretisht një pjesë e segmentit që të çon për në kalanë e Gjirokastrës ka pësuar rrëshqitje.
Kështu është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve. Momentalisht emergjencat civile, Bashkia Gjirokastër dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë janë në terren.
Rruga ka qenë dhe është problematike për gjatë gjithë perimetrit të kalasë. Një problematikë e mbartur ndër vite, aktualisht në segmentin që shikon zonën muzeale është ndaluar qarkullimi.
Nga ana e bashkisë janë marrë të gjitha masat, si për pjesën e bllokimit të qarkullimit, deri në zgjidhjen e problematikës.