Ish kryeministri Sali Berisha mbrohet se e pengon Kushtetuta për të shkuar në gjykatë.
Në një prononcim për median, Berisha thotë se e pengon Kushtetuta për të shkuar në gjykatë dhe fton Ramën ta ndryshojë Kushtetutën.
“Po konsulotem të ndërmarr hapa ligjorë me juristë. Në çdo kohë unë jam gati të paraqitem për tu pyetur e për çdo gjë. E vetmja gjë që nuk mund të pranoj është të shkel Kushtetutën e vendit. Jam autor i ligjit që kjo mbrojtje nuk duhet të ekzistojë. Hajde të ndryshojmë Kushtetutën por jo ta menderosim atë” tha Berisha në një prononcim për median jashtë selisë së Rithemelimit.
Pavarësisht refuzimit të ish-kryeministrit Sali Berisha për të firmosur procesverbalin e policisë për njohjen me masën e sigurisë, Gjykata e Posaçme ka caktuar ditën e sotme për ta marrë në pyetje, si person në hetim për akuzën korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë, sa i takon çështjes së privatizimit të Partizanit.