Ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi, është ndaluar këtë të enjte me urdhër të SPAK.
Mesohet se Dashi është ndaluar nga oficerët e policisë në vendin e punës, ndërsa autoritetet i kanë sekuestruar edhe telefonin celular.
Aktualisht ajo mësohet se punonte në Drejtorinë e Kadastrës së Kamzës dhe Vorës. Bashkë me Dashin, janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë.
Për momentin nuk dihen ende akuzat e ngritura ndaj tyre. Prokuroria e Posaçme ka një çështje penale sa i përket tjetërsimit të pronave në zonën e Lalëzit, ku ka firmosur edhe disa urdhër arreste për persona të dyshuar.
Rajmonda Dashi u largua nga posti i drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit në Dhjetor të 2021.