Nesër me fillim në 16:15 luhet El Clasico e futbollit në Spanjë mes Barcelonës dhe Real Madridit. Për raundin e 11-të në La Liga, të dyja skuadrat do kërkojnë të tregojnë forcat në ndeshjen më të rivalizuar dhe ndjekur në planet. Në stadiumin “Olimpic” në Barcelonë më shumë se skemat apo teknika, në lojë do futet dëshira dhe grinta për tri pikët.
Përpara këtij dueli te katalanasit kanë marrë një lajm të mirë, me disa lojtarë që janë bashkuar me grupin. Nëse të enjten ishte Raphinha që u rikthye në stërvitje, në seancën e kësaj të premteje ishin katër yje tjerë që iu bashkuan ekipit. Robert Lewanwdoski, Frenkie De Jong, Pedri dhe Jules Kounde u kthyen në fushën stërvitore dhe u trajnuan me pjesën tjetër të lojtarëve.
Nëse për Sergi Roberton situata është e vështirë prej dëmtimit, mbrojtësi Kounde duket se ka shanse për të luajtur. Edhe pse Lewandowski dhe de Jong kanë probleme në gju, duket se te Barcelona kanë marrë një lajm të mirë dhe Xavi mund të buzëqeshë.
Nga kamp tjetër, Ancelotti nuk do ketë të gatshëm për Real Madridin Courtois, Militao, Ceballos dhe Guler.