Kryeministri Edi Rama ndodhet në Derviçan në ceremoninë e inagurimit të sheshit që do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis
Do të doja që sot të ishte i pranishëm djali i Kontantinos Mitsotakis. Kontantinos Mitsotakis mbrojti vlerat e demokracisë dhe të lirisë.’- tha kreu i qeverisë.
Kryeministri Rama tha se busti i tij do të qëndrojë si shëmbëlltyra e të vërtetës historike, se ajo që i bashkon qysh në lindje të kohërave popujt e vendet tona është përjetësisht më e madhe, se sa çfarëdoqoftë mund t’i ketë ndarë a ndajë përkohësisht, për arsyet e mosarsyes së politikës.
Kreu i qeverisë shqiptare e nisi fjalimin me një përshëndetje në greqisht. ‘Mirë do ishte të mos ndodhin, por kalojnë edhe sherre e keqkuptime mes vëllezërish që jetojnë në shtëpi të ndryshme. Keqkuptimet jo vetëm kalojnë, por e bëjnë më të fortë lidhjen e pandashme mes dy popujve tanë. Nuk e di nëse Konstantinos Mitsotakis po na sheh nga lart, më pëlqen të mendoj që edhe dielli që u shfaq është buzëqeshja e tij. Po e mbyll duke uruar që Shqipëria dhe Greqia të kenë më shumë njerëz të ngjashëm me njeriun në këtë bust. Ajo që na ndan nuk e largon kurrë atë që na bashkon. Jemi dy popuj që ngjajmë si dy pika uji”,- tha Rama