Po zhvillohet sot seanca e radhës gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit. Ditën e sotme janë paraqitur 7 dëshmitarë për tu pyetur. Një nga dëshmitaret, Saje Çiku, e punësuar në fabrikën e demontimit të armëve, ka deklaruar se ajo nuk ishte trajnuar për të punuar me predhat.
‘Kam qenë i punësuar tek fishekët në qershor të vitit 2007. Në shkurt 2008 nisa te predhat. Më punësoi Feriz Muza, merresha me mbushjen e arkave me fishekë. Unë laja predhat. Feriz Muça ishte përgjegjës. Nuk kishte makinëri për predhat dhe nuk kam bërë trajnim për punën që bëja. Ishe vakt dreke kur ndodhi shpërthimi. Përdoreshin karroca për transportimin e materialeve. Kam dëgjuar se saldoheshin karrocat se di se kush i saldonte. Nuk kishte mjete për fikjen e zjarrit. Jam pyetur edhe më parë për këtë çështje. Në 2007 nuk kam parë asnjëherë zjarr, grupi jonë nuk ka patur karroca të dëmtuara. 1 karrocë kishim të gjithën si grup. Ishim brenda në ndërtesë kur ndodhi shpërthimi. Nuk e di nga doli flaka, vetëm ika me vrap. U dogja pak në kokë, të flokët dhe në këmbë. Fjali im 17 vjeç, punoi 4 muaj në fabrikë, shefi im ishte Dritani.’- tha thënë Saje Çiku.
Por avokati Ardian Visha ka kundërshtuar dëshmitaren, duke i thënë se në dëshminë e saj në 2008, në procesverbalin që Çiku ka bërë me Ibrahim Hoxhën ka deklaruar se karrocat saldoheshin te Qemal Deliu.
‘Ka deklaruar se është goditur nga vala goditëse dhe se karrocat saldoheshin nga Qemal Deliu. Bishti këputej, thonte Ciku në pjesën fundore të karrocës dhe dërgohej për saldim te Deliu. Pra tregon se e ka parë karrocë që dilte nga fabrika. Me Lena Hasën, shoqen e saj kanë shkuar te shtëpia e Qemalit. Shton në deklaratën e 2008 se 1 karrocë u saldua ditën e shpërthimit.’- tha Visha.
Ish-ushtaraku Zabit Çuku ishte dëshmitari i radhës që u pyet në gjykatën e posaçme në procesin ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për çështjen Gërdeci. Ai tha se kishte punuar në fabrikë nga janari i vitit 2008 duke pasur në varësi katër punëtorë. Sipas tij, në vendin ku behej demontimi ditën e ngjarjes kishte sasi të madhe baruti.
Sipas tij, baruti grumbullohej çdo ditë në shesh, por ditën qe ndodhi shpërthimi nuk ishte larguar nga aty.
Dëshmitari pohoi se ditën e shpërthimit, ka parë flakën e madhe dhe një shtëllunge tymi dhe është larguar me vrap bashkë me punëtorët. Më pas i kishin thënë se flaka doli nga thesi i barutit qe ishte mbi karrocë. I pyetur nëse dinte për saldimin e karrocës në fjalë, ai tha se nuk kishte dijeni. Ai ka thënë se në fabrikën e Mihal Deliorgjit ka punuar pa kontratë.
Një nga dëshmitaret, Saje Çiku, e punësuar në fabrikën e demontimit të armëve, ka deklaruar se nuk ishte e trajnuar për të punuar me predhat.