Së fundmi, janë publikuar imazhet e para që tregojnë shkallën e shkatërrimit në Gazën veriore.

Fotoja e parë është nga qyteti izraelit Sderot, i cili është afër Gazës, dhe tregon pjesën verilindore të Rripit të Gazës. E dyta tregon një foto të Gazës veriore të marrë nga një vend i pazbuluar në Izrael, raporton BBC.

Izraeli thotë se goditi 150 objektiva të Hamasit gjatë bombardimeve të intensifikuara gjatë natës dhe gazetari i BBC e përshkroi bombardimin në veri të Rripit të Gazës si një bombardim “i një shkalle që nuk e kemi parë kurrë më parë”.