Vangjel Dule ishte në Këlcyrë për festën e ‘Jo-së’ si dhe ka bërë homazhe edhe në varrin e Kacifas.
Në një prononcim për median nga fshati Bularat, Dule tha se vrasja e Kacifas herët a vonë do të zbardhet.
“Vrasja jo vetëm nuk është zbardhur por janë hedhur hapa prapa për ta turbulluar edhe më tej. Veçse jam mëse i bindur se e vërteta vonon por nuk harron. Të presim përfundimin e procesit në Strasburg” deklaroi Dule.
Dule komentoi dhe ceremoninë e vendosjes së bustit të ‘Konstantinos Mitsotakis’ në Derviçan, babait të kryeministrit aktual grek i cili mungoi në këtë ceremoni.
“Mungesa ishte një mesazh domethënës. Kishte kundërshti të madhe në aktivitetin e djeshëm. Kishim bustin e një liberal demokrati, reflektimi i të cilit dhe kujtimi i të cilit kaluan kufijtë e Greqisë dhe ishin të përmasave europiane, nga ana tjetër kishim kryeministrin Rama që është ithtar, autokratoruc. Ishte një aktivitet ngritur mbi këtë kundërshti” tha Dule.