Mali i Zi miraton sot kryesinë e re të Kuvendit dhe Qeverisë së 44-të. Në krye të Kuvendit do të jetë lideri i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiç dhe në postin e kryeministrit së qeverisë Millojko Spajiç.
Në seancë pritet të zgjidhen edhe nënkryetarët e Kuvendit njeri nga Lëvizja Evropa Tani, partia më e madhe politike në parlament, dhe nënkryetari i dytë do t’u takoje demokratëve.Pas kësaj, kryetari i Kuvendit duhet të caktojë seancën e re në të cilën do të zgjidhet Qeveria e 44-të.
Mandatari Millojko Spajiç ka dorëzuar të enjten në Kuvend propozim për përbërjen e Qeverisë së 44-të.
Përshpejtimi i anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe zgjidhja e zhbllokimit të gjyqësorit janë synimet kryesore të qeverisë së re të 44-të. Mandatari Spajiç në programin e tij shpall një standard më të mirë jetese dhe zbatimin e programit “Europa 2”.
Ai propozoi edhe përbërjen e Qeverisë së 44-të, e cila do të ketë 5 zv.kryeministra mes të cilëve edhe Nik Gjeljoshaj, i cili do të jetë zëvendëskryeministër për Politikë Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, dhe 17 ministra. Shqiptarët do të mbajnë dhe dy poste ministrore të tjera.
Marash Dukaj, do tjetë ministër i Administratës Publike dhe Fatmir Gjeka, ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve.
Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu, ka njoftuar Kuvendin e Malit të Zi për dorëheqjen parevokueshme nga posti i deputetit.
“Jap dorëheqje nga posti i deputetit për arsye politike dhe etike”, njoftoi Nimanbegu.
Nimanbegu falënderoi kolegët e tij për bashkëpunimin e deritanishëm. Pranimi nga Aleanca Shqiptare e Marrëveshjes për formimin e Qeverisë, ka sjelle vendimin e Genci Nimanbegu, i cili ishte kundër saj. Për këtë arsye ai vendosi të lërë dhe mandatin e deputetit.