Ish-deputeti Mark Frroku dhe 7 persona të tjerë janë arrestuar nga Policia e Durrësit pas konfliktit të një dite më parë në Kepin e Rodonit në Durrës për çështje pronësie.Sherri mes familjes Kaculi dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike ka nisur për pronën, ndërsa më pas ka agravuar deri në dhunë fizike. Të 8 personat u shoqëruan një ditë më parë, ndërsa konfirmohet sot se janë arrestuar. Mark Frroku ishte në mesin e përfaqësuesve të Kishës Katolike. Përveç Frrokut, të arrestuar janë Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, dhe pëfaqësuesit e Kishës Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri.
Përfaqësuesit e Kishës Katolike kanë qenë duke rrethuar tokën 5 dynym e 400 m2 tokë për të cilën kanë certifikatë pronësie dhe këtu ka nisur sherri, ndërsa një ditë më parë u raportua edhe për të shtëna me armë. Por edhe familja Kaculi ka një certifikatë pronësie për të njëjtën pronë, dhe nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim.
Në reagimin e djeshëm, Policia nuk e saktëson se kush ka qëlluar me armë në reagimin e saj, por mediat qendrore bejne me dije se në sherr janë përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët janë duke kryer një investim në zonë për turizëm dhe duan të ndërtojnë një mol. Ndërkohë projekti zhvillimor kalon në tokën për të cilën u bë sherri mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të Kishës dhe kjo ka çuar në përplasje të ashpër. Personat që duan të ndërtojnë molin janë përfshirë në sherr në mbrojtje të rojës duke qëlluar me armë zjarri në ajër.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh konflikt në këtë zonë mbi këtë çështje, ndërsa policia thotë se kallëzimet janë kryer në prokurori prej disa vitesh. Këta persona janë shoqëruar disa herë. Njësia administrative, prokuroria, bashkia Durrës, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit dhe policia kanë qenë në dijeni të situatës konfliktuale, por deri me tani nuk ka pasur asnjë vendim në lidhje me dokumentacionin.
Bajram Kaculi
Erjon Reka
Orgito Reka
Ylli Reka
Mark Frroku
Antonio Lazari
Pal Doda
Martin Lazeri