Pas kaosit dhe sjelljeve të dhunshme nga Kuvend nga ana e tij dhe e deputetëve të Rithemelimit Sali Berisha jashtë seancës është përplasur dhe me gazetarët pasi u pyet nëse po e përdor parlamentin dhe deputetët që e mbështesin për betejën e tij me drejtësinë, e cila e la në masë sigurie “detyrim paraqitje” për aferën e ish-kompleksit Partizani.
“Po mbrojmë kushtetutën që është jetike. Të mbrohet kushtetuta nga kriminelë si Edi Rama”, tha Berisha.
“Mazhoranca mund të përjashtojë deputetët por popullin nuk e përjashton dot. Do përdoren të gjitha format e qëndresës parlamentare, ne jemi të vendosur të mbrojmë pluralizmin demokrat”, shtoi më tej ai.