Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Qesarat të Sarandës pasditen e kësaj të hëne.

Si pasojë e tymit bëhet me dije se është asfiksuar dhe ka ndërruarjetë një 66-vjeçar që jetonte i vetëm në banesë.Grupi hetimor ndodhet në vendngajrje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Qesarat, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi M. F., 66 vjeç, i cili dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.