Efektivë të policisë janë filmuar brenda ambienteve të parlamentit në përfundim të seancës plenare.
Hhetuesit kanë hyrë në Kuvend për të bërë vlerësime në lidhje me përdorimin e mjeteve tymuese nga deputeti demokrat Ervin Salianji.
Sipas te dhenave hetimi po kryhet nga policia e Tiranës, ku personalisht drejtori Tonin Vocaj ndodhet brenda ambienteve të parlamentit, ku ndodhi situata kaotike.
“Ligjvënësit janë larguar, edhe socialistët nuk kanë zgjedhur të kenë një prononcim për media në lidhje me aksionin e opozitës sot. Është vënë re një prezencë e policisë brenda ambienteve të parlamentit. Pamjet e dhena , janë pare oficerët e policisë që do të vlerësojnë skenën e zotit Salianji, i cili përdori tymuese gjatë seancës plenare.
Janë të veshur civilë dhe kanë zgjedhur të hyjnë nga hyrja pas, ku hyn zonja Nikolla apo zoti Rama. Vëndin e kanë lënë ligjvënësit por e ka marrë policia e Tiranës me drejtorin Tonin Vocaj, i cili aktualisht është brenda ambienteve të parlamentit”,