Teksa Kongresi i PS pritet të zhvillohet në fillim të muajit Dhjetor, kryeministri Edi Rama ka nisur takimet me socialistët në kuadër të Asamblesë së Zgjeruar të partisë.


I pranishëm sot në Fier, ai u shpreh se këto takime shërbejnë jo vetëm për të diskutuar mbi çështje që kanë të bëjnë me organzimin e partisë, por dhe për situatën aktuale të vendit.

“Nisëm këtë cikël takimesh për t’i paraprirë Kongresit të partisë në fillim të Dhjetorit, qoftë për të diskutuar çështje që lidhen me nevojën e organizimit të partisë, çka e kemi bërë gjithmonë pas ccdo fitoreje dhe ccka do ta bëjmë përsëri duke marrë në konsideratë të gjitha gjërat që s’kanë shkuar si duhet dhe nevojën që të jemi 3 hapa para gjithë kundërshtarëve, qoftë dhe për të diskutuar për situatën aktuale të vendit, në aspektin ekonomik, por dhe të tjera.”

Rama u ndal dhe te sektori i turizmit, duke theksuar se Shqipëria ka pritur 8.92 milionë vizitorë të huaj këtë vit.

“Duke filluar nga të pasurit e vetëdijes se sot ne po shohim një pjesë të atyre rezultateve për të cilat kemi punuar me ngulm. Sot, mora të dhënat e Tetorit për turizmin, krahasimisht me Tetorin e vitit të shkuar numri i turistëve është rritur me mbi 80%. 691 mijë turistë. Nga Janari në Tetor ne kemi prekur numrin e 9 mln turistëve në Shqipëri. Për të qenë të saktë 8.92, por gjithsesi është një shifër që do e ishte e paimagjuneshme deri ca vite më parë. Nganjëherë kur flasim për turizëm, ka disa që mendojnë se kjo nuk ka lidhje me jetën e tyre të përditshme.

Në fakt, turizmi po kthehet në industri dhe është eksporti më i madh sepse nuk është si ata turistë që vijnë e rrinë në ajër, ata rrisin në mënyrë eksponenciale konsumin. Rrisin kërkesën për shërbime, kërkesën për prodhime dhe patjetër dhe të ardhurat në ekonominë familjare.  E nisa këtu, sepse besoj se turizmi dhe rritja e tij që do vazhdojë vit pas viti është pamja më e prekshme, konkrete e asaj që kemi bërë për Shqipërinë. Shqipëria sot është një vend tjetër në sytë e atyre që deri dje as nuk e imagjinonin ta shikonin si një prej destinacioneve më tërheqëse turistike. Sot ishim në kantierin e rrugës së Bylisit, po ashtu te kantieri i rrugës që lidh Mallakastrën dhe lumin e Vlorës, këto rrugë nuk janë thjesht lehtësim i trafikut për njerëzit që banojnë aty, por i shtohen kapaciteteve tona të industrisë turistike.”

Ai shtoi më tej se ekonomia e vendit tonë aktualisht është më rezistentja në rajon.

“FMN në misionin e vet të fundit theksoi se Shqipëria sot ka një ndër ekonomitë më rezistente në rajon. Të kesh ekonomi rezistente sot brenda kapacitetit që ke nuk është diçka që e kanë të gjithë. Agjencia e Vlerësimit të Shteteve bëri pas 7 vitesh bëri një tjetër rritje të rëndësishme në vlerësimin e Shqipërisë duke e kaluar në B+ me perspektivë pozitive. Nëse ne do ecim para me uljen e borxhit dhe çeljen e negociatave ne bëhemi një shtet që mund të kalojë shpejt në 2B.