Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas situatës problematike të shkaktuara në disa prej akseve kryesore të vendit si pasojë e motit të keq.
Në reagimin e bërë kreu i qeverisë shkruan se strukturat shtetërore janë në terren për të siguruar kthimin në normalitet, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme me makinë.
‘’Pas përkeqësimit të shpejtë të motit që të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet.
Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike.
Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor’’- shkruan Rama në facebook.