23 turistë francezë, gjermanë e polakë u bllokuan në hyrje të Kanionit të Langaricës, për shkak të daljes nga shtrati të lumit, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë. Ndërhyrja e forcave pjesëmarrëse në operacion bëri të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen e turistëve dhe të mjeteve në parkun e përmbytur. Gjatë kryerjes së operacionit të kërkim-shpëtimit nuk pati asnjë të lënduar. Turistët u evakuuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit.