Nje zjarr i fuqishëm ka rënë ne zonen Karisto ne Evia, 70 km ne veri-lindje te Athinës., ndërsa sipas mediave helene të cilat i referohen forcave zjarrfikëse po digjet masivi pyjor dhe per momentin po u afrohet 3 fshatrave.

Autoritetet njoftuan nëpërmjet numrit të emergencave 112 banorët qe te jene në gatishmeri per tu evakuuar, ndersa ne zone jane dërguar dhjetëra forca zjarrfikëse…

Mbrojtja civile thotë gjatë orëve të mesditës të së dielës në zonë priten reshje shiu. Deri atëherë zjarrfikësit do të duhet të luftojnë me flakët për të shmangur që zjarri të arrijë në banesat e zonës.

Zona e Evia ishte një ndër më të prekurat nga zjarret gjatë verës së kaluar. Tre persona humbën jetën prej këtyre zjarreve në zonën e Karistos gjatë zjarreve të muajit korrik të këtij viti.

Banorët kanë hedhur akuza se flakët kanë qenë të qëllimshme për të mundësuar kompanive që vendosin turbina të prodhimit të energjitë eolike mbas djegies së masiveve pyjore të zonës.

Autoritetet janë përballur gjatë dy ditëve të fundit me përmbytje dhe stuhi të forta shiu dhe ere në zonën veriore të vendit, ndërsa Atika, jugu i vendit dhe ishulli i Kretës janë përballur me temperatura tepër të larta për stinën që po kalojmë.