Një 43-vjeçar shqiptar, është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Hania, mbrëmjen e së shtunës (4 nëntor) në Greqi.
Sipas televizionin publik “ERT”, shqiptari që po qëndronte në një dhomë hoteli në Galatas është gjetur pa shenja jete nga pronari.
Trupi i tij është transportuar me autoambulancë të EKAV në spitalin e Hanias, për të kryer një autopsi dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Pritet rezultati për të qartësuar rrethanat e vdekjes.