Vaji i ullirit shte kthyer në ‘ar te lengshem’ ne Greqi dhe prodhuesit e tij ndodhen nè panik teksa perballen çdo dite me dhjetëra vjedhje.

Viedhja e ullinjve shte bère nje problem i madhper prodhuesit ne te gjithe Greqine, ka deklaruar per kanalin publik te vendit Dimitris Goutziouchas, nje kultivues ulliri nga Halkidikia,në Greqine Veriore, ku dy jave me pare u vodh edhe nje sasi vaji prej gati 350 tonësh. Por vjedhje te ullinjve deklarohen javët e fundit në tegjithe vendin nga Kreta, në Peloponez e deri në Aleksandrupol

Prodhuesit të gjithë ankohen se kur errësohet, shohin njerëz në ullishtat duke mbledhur ullinj me thasët e tyre, duke u përpjekur t’i vjedhin për të nxjerrë vaj“, u shpreh Dimitris Goutziouchas.

Bashkë me patrullat e policisë që kanë intensifikuar punën e tyre ,disa prodhues po rruajnë vetë edhe ullishtat.

“Ka shumë prodhues që gjetën në ullishtet e tyre thasë të mbushura plot me ullinj gati për ti vjedhur. Shkuan në momentin kur hajdutët po i mblidhnin dhe ata u larguan me vrap“, tha Dimitris Goutziouchas.

Problemi i vjedhjeve të ullinjve është në rritje sidomos këtë vit që prodhimi i tij është shumë i ulët, madje në disa zona si Maqedonia Qendrore dhe njësitë rajonale Pieria, Imathia dhe Pella arrin deri në 70% me pasojë rritjen e çmimit,ndërsa vaji i ullirit është edhe një produkt nga më të kërkuarit për eksport. Tashmë një litër vaj ulliri shitet në supermarkete nga 10-22 euro në varësi të cilësisë.

Konsumatorët e shumtë deklarojnë se tashmë kanë ndryshuar dietën e tyre, duke e ulur konsumin e vajit të ullirit në absolutisht atë më të nevojshmin.